Arbëri

Merkeli mbledh kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

 

Zyra e kancelares gjermane jep detaje për vizitën që Angela Merkel do ta zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Fillimisht pritet të ndalojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një ditë më pas, më 14 shtator do të jetë në Tiranë, ku do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.