Arbëri

Kuvendit i përfundon pushimi, të hënën mblidhet Kryesia

FOTO: KOHA
 

Kuvendi i Kosovës do t’i kthehet punës të hënën, më 13 shtator, pas një pushimi njëmujor. Më 12 gusht, Kuvendi mbylli punimet për sesionin pranveror.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për të caktuar seancën e parë për sesionin vjeshtor dhe për të diskutuar disa nga pikat e rendit të ditës.