Arbëri

Një nga ekspertët e jashtëm për dialogun distancohet nga qëndrimi për arkivat

 

Robert Muharremi, një nga pjesëtarët e grupit të ekspertëve të jashtëm në mbështetje të delegacionit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është distancuar nga qëndrimi i Kosovës për hapje të arkivave me Serbinë.

Të enjten, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se për një moment në takimet e fundit në Bruksel, Kosova e Serbia janë dakorduar për hapjen e të gjitha arkivave në funksion të identifikimit të varrezave masive, por që pala serbe më pas është tërhequr. Këtu Bislimi përmendi edhe arkiva që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.