I arrestuari në AQP dyshohet se kërkoi pesë për qind të tenderit

I arrestuari në AQP dyshohet se kërkoi pesë për qind të tenderit
Janë mësuar detaje të tjera për arrestimet e së premtes në Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Siç ka mësuar KOHA, Mursel Raci, drejtori për prokurime të veçanta në AQP dyshohet se ka kërkuar pesë për qind të tenderit që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.
Në vlerë monetare, kjo nënkupton 20 mijë euro.
“Ai është arrestuar në zyrë, teksa ka pranuar 8 mijë eurot e para”, ka thënë një burim i KOHËS.
Dyshime për korrupsion në tender, arrestohen dy zyrtarë të AQP-së
Dy zyrtarë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit janë arrestuar të premten nën dyshimin për korrupsion. Siç ka mësuar KOHA, një nga të arrestuarit është Mursel Raci, drejtor për prokurime të veçanta në AQP. Dy të arrestuarit tjerë janë A.B. dhe E.R..
Raci thuhet se është zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës. Dyshohet për korrupsion në një tender që kap vlerën totale prej rreth 400 mijë eurosh.
KOHA ka mësuar se rasti ka qenë qe një kohë të gjatë në procedurë.
Për arrestime sot njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Duke lavdëruar Policinë e Kosovës për luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale, ai bëri të ditur se janë arrestuar tre persona për korrupsion, në mesin e të cilëve dy janë zyrtarë të AQP-së.
“Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Policia ka konfirmuar aksionin duke thënë se janë arrestuar tre persona, dy prej tyre punonjës në AQP mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hamiti: Është krijuar perceptimi se Kosova s’është e gatshme për dialog, ndërsa Serbia po

Mbi 2.4 milionë euro ndahen për investime në sistem të ujitjes për shtatë komuna

Haxhiu e pranon se po pengohet në procesin e vettingut

Refugjatët afganë: Në Kosovë, si në burg

3 pika derivatesh dënohen për mosrespektim të çmimit, inspektime edhe në furra të bukës

Kurti takohen me ambasadorët e QUINT-it, bisedon për dialogun

Zgjerohen hetimet për mësimdhënësin nga Peja, të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje
Liderët e opozitës kërkojnë nga Lajçaku që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Krasniqi: Qeveria të mos i penalizojë komunat që udhëhiqen nga opozita, t’i rikthejë investimet e projektet

550 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Berjani zgjidhet në krye të shoqatës së naftëtarëve edhe për një mandat
