Arbëri

Krasniqi: Analiza e IKSHPK-së më shumë po i ngjan pamfletit partiak

 

Albert Krasniqi nga Democracy Plus e ka quajtur pamflet partiak rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të tetorit.

Sot KOHA publikoi letrën që IKSHPK-ja ia dorëzoi presidentes Vjosa Osmani duke rekomanduar për shtyrje të zgjedhjeve. Këtë rekomandim ky institucion ka thënë se e bën në bazë të ndikimit që mund të ketë procesi zgjedhor në rritjen e rasteve me COVID-19. Megjithatë, sipas Krasniqit, analiza më shumë ishte “pamflet partiak sesa një vlerësim profesional”.