Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

koronavirusi shqiperi
Foto: Ilustrim
 

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi të shtunën në Shqipëri, derisa nga 5.257 testime, 869 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 862 pacientë të shëruar.