Arbëri

KQZ-ja kontraktoi dezinfektues me 70 për qind alkool, mori sprej me 0 për qind

kqz, zgjedhjet, qeveria, rezultate
Se KQZ-së në vend të gelit me 70 për qind alkool, i është shitur sprej pa përmbajtje alkooli është konstatuar edhe nga auditori i brendshëm. Pos kësaj, aty janë evidentuar edhe shkelje të tjera te furnizimi me maska e dorëza mbrojtëse

Me materiale të dyshimta për mbrojtje kundër COVID-19 e përtej sasisë së përcaktuar me rregullore të brendshme, është furnizuar Komisioni Qendror Zgjedhor në zgjedhjet 14 shkurtit. Kompania kontraktuese nuk ka respektuar specifikat e tenderit duke furnizuar KQZ-në me dezinfektues pa bazë alkooli, edhe pse kërkesa ka qenë që ajo të përmbajë 70 për qind të kësaj substance. Shkeljet janë evidentuar edhe nga Auditori i Brendshëm i këtij institucioni teksa anëtarë të KQZ-së kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e Prokurorisë për shkak të dyshimeve për dallavere

Dezinfektues pa bazë alkooli kanë vendosur në duart e tyre zyrtarët e angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për llogari të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo, për shkak se kompania kontraktuese ka realizuar furnizimin duke devijuar specifikat e vendosura në kontratën e lidhur me KQZ-në.

Mbështetur në dosjen e tenderit, dezinfektuesi 750 mililitra i kërkuar me përmbajtje 70 për qind alkool në mënyrë përdorimi gel, është pranuar me përmbajtje zero alkool dhe mënyrë përdorimi sprej.