Arbëri

Nga nesër qytetarët nga Kosova për të hyrë në Zvicër duhet të kenë kartelë vaksinimi

 

Nga nesër qytetarët e Kosovës për të hyrë në Zvicër duhet të kenë kartelën e vaksinimit, e të jenë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga autoritetet përkatëse, ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Sipas Ambasadës personat që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë vetëm në situata ku hyrja është shumë e nevojshme.