Arbëri

Kuvendi mban seancë më 20 shtator

 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës më 20 shtator, ku në pika të rendit të ditës do të jetë projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligji për parandalimin e korrupsionit, formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 8 kandidatëve anëtarë nga komuniteti shqiptar e një nga komuniteti serb për Bordin e RTK-së.

“Seanca e radhës do të jetë më 20 shtator, pas një jave pra. Arsyeja pse është kërkuar, është që të jetë prezent kabineti qeveritar, pasi që të enjten më 16 shtator, është paraparë takimi i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi dakorduar që seanca e re plenare të jetë e re, ndërsa për vazhdimin e pikave të seancave të kaluara, do të dakordohemi në mbledhjen e radhës të Kryesisë nëse do të mbahet seancë e re apo vazhdim i seancës”, ka thënë u.d. e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.