Arbëri

“Le Monde”: Prishtina një Ibiza për COVID-19

Foto: Ilustrim
 

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është krahasuar me qendrën e njohur botërore të jetës së natës, Ibizën. Mediumi i madh francez “Le Monde” këtë krahasim e ka bërë duke iu referuar Prishtinës si “qendër e COVID-19” e jo e turizmit, siç njihet Ibiza. Bëhet fjalë për mërgimtarët që nga Kosova verës u kthyen në Zvicër e që nga nacionalistët u konsideruan si fajtorë për rritjen e rasteve me COVID-19 në shtetin helvetik.

Siç shkruan ky medium, shpërthimi me koronavirus në tri javët e fundit në spitalet e Zvicrës, besohet të ketë origjinë nga jashtë kufijtë. Janë fajësuar fillimisht pushuesit nga plazhet e Evropës. Por po ashtu, e me më shumë eksplozivitet, është fajësuar një komunitet i huaj, ai kosovar.