Arbëri

AAK-ja kufizon fushatën konvencionale në pesë ditë

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të kufizojë fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale të tetorit, në pesë ditë.

Ai ka thënë se kjo parti është pajtuar që ta zhvillojë fushatën “në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit”.