Arbëri

Në SHSKUK vazhdon të bjerë numri i të hospitalizuarve

 

67 pacientë më pak të hospitalizuar, krahasuar me ditën e djeshme, janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportin e punës së datës 16 shtator, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.