Arbëri

Osmani për “Ballkanin e Hapur”: Po i mbrojmë interesat e Kosovës, s’kemi ftohje të raporteve me Shqipërinë

Foto: KOHA
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk ka dhënë asnjë arsye që do nxiste ftohjen e raporteve me autoritetet e Shqipërisë, duke theksuar se refuzimi i "Ballkanit të Hapur" është mbrojtje e interesave të vendit. Në një intervistë për DW, Osmani ka theksuar se pranimi i kësaj iniciative, të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nuk do mundësonte shtyrjen përpara të interesave të Republikës së Kosovës.

“Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën “Open Ballkan”, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian, ekzistojnë”, tha ajo.