Arbëri

Kurti: Nga tetori, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vendosur se që nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë, në nivelet Bachelor dhe Master, duke shtuar se edhe studentët në doktoratë do të kenë lehtësime.

Këto deklarime, kryeministri Kurti i bëri në një konferencë për media, duke shtuar se nga ky plan ka qenë që nga viti 2013 i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se prej kësaj do të përfitojnë të gjithë studentët.