1 perditesime
13:41

Kurti nuk do të takohet me Vuçiqin para 6 tetorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, para datës 6 tetor për vazhdimin e dialogut Kosovë - Serbi. 

Kurti ka bërë me dije se takimi i radhës do të mbahet në Slloveni, ku do të organizohet një Samit nga Bashkimi Evropian dhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë, dhe jo si herët e kaluara, kur qëndronte një orë apo një ditë. Ka zhvilluar një mori takimesh me akterë të ndryshëm të përfshirë në çështjen e dialogut. Ka filluar ta kuptojë më me hollësi gjendjen socio-ekonomike të Kosovës. Nuk jemi dakorduar për takimin e radhës me palën serbe. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi Samitin në Slloveni midis Bashkimit Evropian dhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi im i radhës. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për sugjerimet tona që i kemi dhënë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk kemi diskutuar për reciprocitetin, por i kam treguar se liderët evropianë kanë pranuar një letër nga unë për shkeljet që po i bën Serbia. Mungesa e marrëveshjeve për çështjen e kualifikimeve akademike, pastaj ato profesionale të lëvizjes me ID kartela, kalimit pa viza nga vendet e treta... nuk ka probleme substanciale, por formale. Janë probleme të terminologjisë. Serbia insiston që koncesionet që i ka fituar nga Qeveritë paraprake, për mospërdorimin e emrin Kosovë, Qeveri, vend, shtet, t’i përdor për çdo dokument, çka i vë në vështirësi të gjitha pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të vazhdoj avazi i qeverive paraprake. Për fajin e Serbisë, më datë 5 korrik nuk arritëm asnjë marrëveshje”, deklaroi Kurti.

13:33

Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë s’është hakmarrje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje por koncept, i derivuar nga barazia si vlerë.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se donim që Serbia t’i heq barrierat, që sipas tij, disa janë sporadike dhe disa sistematike.

“E duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat e vendosura. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.

“Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme”, shtoi ai.

https://www.koha.net/arberi/288830/kurti-nga-tetori-arsimi-i-larte-publik-do-te-jete-pa-pagese/