Arbëri

Minatori i Bulqizës vazhdon të mbetet i bllokuar në minierë

 

Prej më tepër se 48 orë, minatori Muharrem Plaku gjendet i bllokuar në minierën e Bulqizës. Siç raportojnë mediat nga Shqipëria, janë duke u bërë përpjekje për nxjerrjen e tij, ku mbeti pas shembjes në galerinë e minierës së kromit.

Familjarë të tij kanë dalë në vend të ngjarjes ku tentohet të nxirret 60-vjeçari.