Arbëri

19 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

19 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar numrin total të të vdekurve në 1.878.

Ndërkaq nga 6.079 mostra të marra, kanë rezultuar pozitivë 279 persona apo 4.58 për qind. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 158.675 raste pozitive.