Arbëri

Mbi 80 për qind e profesorëve universitarë të vaksinuar plotësisht

 

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka bërë të ditur se mbi 80 për qind e stafit akademik në këtë universitet janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Sipas tij, përqindja do të rritet shumë shpejt pasi edhe një pjesë tjetër e stafit akademik është vaksinuar me nga një dozë.

Në emisionin “Java sonte me Rronin” në KTV, Sahiti ka thënë se nuk ka vënë re asnjë hezitim te stafi akademik për çështjen e vaksinimit.