Arbëri

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Foto: Ilustrim
 

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, njofton Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga 4.769 testime, 849 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 982 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 146.827.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2.574 të vdekur, 162.173 raste pozitive dhe 1.147.151 testime.