Arbëri

Mbyllja e çerdheve po shihet sfiduese për prindërit e angazhuar në sektorin privat

 

(Ekonomia Online) – Mbyllja e çerdheve do t’i dëmtojë financiarisht familjet, dhe do t’iu sjellë probleme prindërve që punojnë në sektorin privat, thonë ekspertët, raporton Ekonomia Online.

Pas vendimit të fundit nga Qeveria e Kosovës e cila ka vendosur që të mbyllen çerdhet dhe shkollat në Kosovë si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka bërë që shumë parti politike, nëna e gra si dhe shoqëri civile të reagojnë për këtë vendim.