Arbëri

Deri në fund të vitit pritet të vaksinohet mbi 60 për qind e popullatës

Foto: KOHA
 

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat të vaksinës anti-COVID apo 35 për qind e popullatës mbi 18 vjeç, njofton Qeveria e Kosovës. Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, procesi i vaksinimit është duke vazhduar, dhe pritet që deri në fund të vitit të tejkalohet caku prej 60 për qind të popullatës së vaksinuar.

“Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti. Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet tutje.