Arbëri

Kuvendi nesër mban seancën e parë të sesionit vjeshtor

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’u drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.