Arbëri

Për dallim nga pikat në veri, në Merdar s’ka probleme për targat e përkohshme

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Për dallim nga pikat kufitare me Serbinë, në Bërnjak dhe Jarinjë, në pikën tjetër kufitare, atë të Merdarit, nuk po ka telashe në ushtrimin e vendimit për reciprocitet për targat e përkohshme për veturat serbe.

KOHA ka qëndruar paradite në këtë pikë kufitare. Aty janë parë dhjetëra vetura e kamionë që kanë ndërruar targat nga ato serbe në ato të përkohshme në Kosovë. Nuk janë vënë re tollovi apo hezitime të qytetarëve për të ndërruar targat.