Arbëri

​Bislimi para deputetëve: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por shtetërore

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka theksuar se vendimtare për gjetjen e personave të zhdukur është hapja e arkivave shtetërore të Serbisë.

Duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Bislimi ka thënë se i gjithë procesi i vrasjes, varrosjes dhe bartjes në Serbi ka kërkuar një logjistikë të madhe, e këtë, sipas tij, e ka bërë vetëm ushtria dhe policia serbe.