Arbëri

Për 24 orë u lëshuan 1455 targa të përkohshme

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në ditën e parë të nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat e përkohshme, shteti ka lëshuar 1455 sosh.

Vendimi u respektua në shumicën e pikave kufitare, pos dy në veri të vendit, ato në Bërnjak dhe Jarinjë, ku qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.