Arbëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 të martën në Kosovë, 173 raste të reja pozitive

 

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të martën në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 173 raste të reja pozitive, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. Sot janë regjistruar 1434 të shëruar, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 7635.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 2912 të vdekur nga COVID-19. Janë regjistruar 159 mijë e 328 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 148 mijë e 781 prej tyre.