Arbëri

Qeveria nuk do t’i kompensojë çerdhet private e as prindërit e liruar nga puna

Foto: Ilustrim
 

(KosovaPress) - Qeveria kohë më parë, në kuadër të masave kundër COVID-19 mori vendimi për mbylljen e çerdheve, por që nuk ka paraparë edhe kompensimin e punonjëseve të këtij sektori privat.

Përveç kësaj, Qeveria nuk ka planifikuar t’i ndihmojë as bizneset e sektorit privat për mbulimin e pagave për punëtorët që janë të liruar të kujdesen për fëmijët e tyre në shtëpi.