Arbëri

Hoxhaj përkrah Kurtin për reciprocitetin: Më mirë vonë se kurrë

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar reciprocitetin për targat për veturat nga Serbia. Ai ka thënë se një vendim i tillë duhet t’i bashkojë pushtet e opozitë.

Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti po i zbaton marrëveshjet e dialogut me Serbinë, “por që në të kaluarën ka mohuar rezultatet”.