Arbëri

Deri në 3,000 euro gjoba për institucionet që pengojnë qasjen në dokumente zyrtare

 

Secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të kërkojë qasje në dokumente zyrtare, ndërkohë që institucionet të cilat nuk përgjigjen në këto kërkesa brenda afatit ligjor prej 7 ditësh, dënohen me gjobë prej 1,000-3,000 euro, ka bërë të ditur Krenare Sogojeva- Dermaku, Komisioneve e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se Agjencia, do të fillojë javën e informimit me moton “Tash më Lehtë”, duke nisur nga 28 shtatori, për të njoftuar përmes saj qytetarët lidhur me të drejtën e tyre për informim.