Arbëri

Klinikat e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Foto: KOHA
 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë me koronavirus.

SHSKUK-ja i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.