Arbëri

SHSKUK: 45 pacientë me COVID-19 në gjendje të rënduar

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në SHSKUK.

Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor.