Arbëri

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Mos i mbyllni sytë para regjimit në Serbi

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka fajësuar Serbinë se po i përkrah grupet kriminale në veri të Kosovës, teksa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos i mbyllë sytë para nxitjes që po bën regjimi autokrat në Serbi.

Duke komentuar sulmet e orëve të para të së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, Kurti ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe komunitetet pa dallim etnie për durimin e treguar karshi provokimeve të vazhdueshme.