Arbëri

Dy ambasadorë të propozuar kishin gradën më të ulët në Stafin e Lartë Diplomatik

Foto: KOHA

Dy nga ambasadorët e rinj të propozuar kishin gradën më të ulët në kategorinë e Stafit të Lartë Diplomatik. Faruk Ajeti dhe Jetmira Bërdynaj ishin Sekretarë të Parë, e tek pas propozimit që ata të bëhen ambasadorë, Komisioni i Gradave të dy i ka avancuar në gradën: Këshilltarë. Ministria dhe as diplomatët që janë të pritje të bëhen ambasadorë, nuk kanë folur për këtë proces.

Është finalizuar një konkurs brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, nëpërmjet të cilit inkurajoheshin zyrtarët të aplikonin për grada diplomatike.

Ai është mbyllur dhe burime në këtë Ministri thonë se ka qenë vetëm formal, sa për t’ua rritur gradat dy prej anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm që do të bëhen ambasadorë.