Arbëri

Shqipëri, mbi dymijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Foto: Ilustrim
 

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 2.640 persona të vdekur nga koronavirusi, derisa numri i pacientëve të shëruar është 153.619.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19 dhe 839 pacientë të shëruar. Gjatë kësaj periudhe janë testuar gjithsej 3345 persona, derisa në total numri i të testuarve është 1.184.815.