Arbëri

Vuçiq: Nëse rrezikohen serbët, do të presim 24 orë për intervenim të NATO-s

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por vetëm se nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë. Ai ka thënë se e ka njoftuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për intervenim të NATO-s.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV.