Arbëri

Presidenti i Kroacisë thotë se Kosova i është përgjigjur Serbisë me standardet e njëjta

 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, u është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve rreth forcës ushtarake të Kroacisë dhe situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Situata gjithsesi është e komplikuar në rajon. Kemi Beogradin, një pushtet i cili flet marrëzira për botën serbe. Them qëllimisht Beogradi e jo serbët sepse ka serbë edhe jashtë Serbisë”, ka thënë ai.