Arbëri

Rama: Heqja e kufirit mes nesh alarmon më shumë Brukselin se sa Beogradin

 

(KosovaPress) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës njëditore në Kosovë ka zhvilluar sot edhe një takim me studentët në Prishtinë, ku ka folur për situatën e tensionuar në veri, marrëveshjet mes dy qeverive, heqjen e vizave dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se heqja e kufirit më shumë alarmon Brukselin dhe Uashingtonin, sesa Beogradin.