Arbëri

Aksident në Klinë mes një autobusi e dy veturave, vdes një person

Foto: Ilustrim
 

Në një aksident trafiku në Klinë ku është përfshirë një aksident e dy vetura, ka vdekur një person, ndërsa dy tjerë kanë marrë lëndime të rënda.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se rreth orës 21:00 është marrë informata për aksidentin, ndërsa një nga të lënduarit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.