Arbëri

Diplomatët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor s’e kanë më të sigurt anëtarësimin në BE

 

Nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, Bashkimi Evropian “nuk mund të pajtohet që të japë një garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit”. Kjo pasi u premtua për anëtarësimin e vendeve, sipas disa diplomatëve, raporton Reuters.

Ky reagim mund “të prekë” Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vende që presin të anëtarësohen në BE. E gjithë kjo situatë thuhet se është shkaktuar nga tensioni në veri të Kosovës.