Arbëri

Kreu i ZRRE-së: Kamionët e një operatori ilegal po bllokojnë rrugët në veri

 

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se licencimi i kompanisë “Elekro Sever” që operon në veri të vendit varet nga anëtarësimi i KOSTT-it në ENTSO-E. Ai tha se kjo kompani po merr pjesë në bllokadën e rrugës në veri të vendit që po ndodh pas implementimit të reciprocitetit në targa nga ana e Kosovës.

Gjatë raportimit në komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku është diskutuar raporti vjetor i ZRRE-së për vitin 2020, Fejzullahu ka folur edhe për lëshimin e lejeve për hidrocentrale nga ana e këtij autoriteti.