Arbëri

Qeveria ndan nga 1.500 euro për familjet që humbën anëtarët e tyre nga COVID-19

 

Familjet që kanë humbur anëtarët e tyre si pasojë e COVID-19 do të përfitojnë nga 1.500 euro mbështetje financiare.

Vendimi për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është firmosur sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati.