Arbëri

Haradinaj-Kurtit për projektin e gazit: Po rrezikohet një projekt shumë i rëndësishëm për Kosovën

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me projektin e gazit.

Ai ka thënë se politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz, dhe se po rrezikohet projekti më i rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik për Kosovën.