Arbëri

Giacobbe: Sovraniteti i Kosovës i pacenueshëm

 

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm, mirëpo ai ka vazhduar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Giacobbe këto i ka thënë gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilin është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, pas vendosjes së reciprocitetit të targave me Serbinë.