Arbëri

Vazhdojnë bisedimet për targa

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Edhe pse shefi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi është kthyer në Kosovë, burimet brenda Bashkimit Evropian, kanë thënë se të enjten do të vazhdojnë diskutimet me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë dhe se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndonëse ka pasur përparim për targat e automjeteve.

Delegacioni serb vazhdon të qëndrojë në Bruksel, ku deri në orët e mbrëmjes të mërkurën ka pasur takime me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak. "Tanjug" raporton se pala serbe pritet të vazhdojë bisedimet me Lajçakun me fillim nga ora 10:00.