Arbëri

Lajçak: Uniteti BE-SHBA çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor

 

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se uniteti BE-SHBA është çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor, pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Lajçak përmes një postimi në Twitter falënderoi për angazhimin zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.