Arbëri

KFOR-i për dy javë rresht do të patrullojë në veri

 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë të shtunën se ka filluar hapat për zbatimin marrëveshjes të arritur së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, për shtensionimin në veri të Kosovës.

Përmes një komunikate, KFOR-i ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar në veri ditët e fundit, ky mision do të rrisë patrullimet edhe për dy javë.