Arbëri

Votuesve nuk do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit në ditën e zgjedhjeve

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Votuesve në ditën e zgjedhjeve, nuk do t’iu kërkohet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, por kjo nuk do të vlejë për komisionerët dhe vëzhguesit, e për të cilët masat janë më rigoroze, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka treguar se cilat janë masat të cilat duhet të zbatohen nga votuesit në mënyrë që të kujdesën për mospërhapjen e Covid-19.