Arbëri

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Foto: Ilustrim
 

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, derisa nga 4.279 testime, 549 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 865 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 159.439.