Arbëri

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me COVID-19, 14 në gjendje të rëndë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se po vazhdon të ulet numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 3 tetor, në trajtim janë 174 pacientë , 128 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.