Arbëri

Kurti: Policia dëshmoi se është profesionale dhe e gatshme ta mbrojë sovranitetin e shtetit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Policinë e Kosovës, për angazhimin gjatë 13 ditëve në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Kurti ka thënë se Policia e Kosovës, sidomos Njësia Speciale, ka treguar se është profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe të ofrojë rend e siguri, pa dallim.